Zyrtari i PDK'së, Shpend Ahmetit: Trego pse të intervistoi hetuesia për 'Kodrinën'

LAJME

LAJME / LAJME 26 Views 0

Derisa paradite PDK ka publikuar skemën përmes së cilës shpjegohet krimi i supozuar, Ahmeti kishte reaguar në Fb duke thënë se projekti i "Kodrinës" është në rregull.

Por, ndërkohë, sekretari i PDK-së në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj Ahmetit ka publikuar në Fb edhe kontratën e Komunës me kompaninë Tregtia, ku konfirmohet rritja e koeficientit të ndërtimit për 65 përqind më shumë se që ishte paraparë.

Cakolli e ka akuzuar Vetëvendosjen se në kompaninë që do ta ndërtojë "Kodrinën" kanë marrë banesa për t'u shpërndarë militantëve partiakë.

Shkrimi i plotë i Cakollit:

Aq i mirefillte ishte planifikimi i Kodrines, saqe hetuesia per t’i dhene komplimente e kishin pas ftuar Shpend Ahmetin!

I keni detyruar banoret, i keni kushtezuar – per kete edhe nuk kane pasur çare pa e pranuar.

Qy çfarë marrëveshje skandaloze dhe te kundërligjshme ke nënshkruar me Tregtine, duke e kamufluar si memorandum. Prej 1.eight, ia ke mundësuar asaj t’i rris koeficientet ne 2.eight. Prej nje vlere investuese 320 milione euro ne Kodrine, jane planifikuar vlere shitjeje 1.5 miliard euro.

Pas kësaj marrëveshjeje, krejt ju te Vetevendosjes jeni duke u vendosur ne banesat e Tregtise, se po i “merrni” me te liren. Visari e Liburni veç janë sistemuar, po ju pritshin edhe juve te tjerëve tash!

Comments