Vrasja në Vlorë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, gjendet një pistoletë e viktimës

LAJMET E FUNDIT

by Super Admin 25 Views 0

Sipas policisë viktima është shtetasi me iniciale M.XH (O), 37 vjeç.

Ai ka qenë i ulur në lokal me një individual tjetër kur i është afruar atentatori dhe e ka qëlluar për vdekje.

Policia ka gjetur edhe një pistoletë pranë vendit të ngjarjes që dyshohet se i përket viktimës.

Ai ka ndryshuar emer nga Marjen Xhaferaj ne Marjen Omeri, 37vjec i lidnur ne Vlore dhe banues ne rajoni 5 lagjia, 28 nentori. Ka perdorur disa emra te tjere por jo ne gjendje civile.

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka pasur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një individual të vrarë.

Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një individual i cili e ka qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është  gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë  që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër  dhe rezulton me precedent kriminal.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazeta Categorical

Comments