Presidenti ngushëllon familjen Lladrovci për vdekjen e Muhametit

LAJME

LAJME / LAJME 8 Views 0

Presidenti Thaçi ka shkruar në Fb se në ditët më të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit “Tush”. Baci “Tush” ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Fb

Comments