Ndërron jetë babai i dëshmorit Fehmi Lladrovci

LAJME

LAJME / LAJME 8 Views 0

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllanasellë të Drenasit, në ora 13:00. Lajmin e ke bërë të ditur përmes një postimi në Fb djali i tij, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se “sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh”.

Postimi i Ramiz Lladorvcit:

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Baba Tush. Varrimi i Babës Tush, do të bëhet nesër, ditë e shtunë, më 5 gusht 2017, në Gllanasellë, në ora 13.

Sot, si kurrë më parë, dhimbja e mërzia po më mundë. Ndërroi jetë Baba Tush.
Nuk jam mërzit as nuk kam lejuar me më kaplue mërzia as dhimbja, as për Fehën, as për Xhevën, as axhen Jahir, as për qindra shokë në frontet e luftës. Sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh.

Comments