Meta takon ministrin japonez: Hapja e ambasadës flet për marrëdhënie të qëndrueshme

LAJMET E FUNDIT

by Super Admin 84 Views 0

Meta dhe Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, e uroi Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe zoti Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Comments