Mahrez flet për transferimin te Roma

SPORT

by Super Admin 45 Views 0

Objektivi i Romës për këtë afat kalimtar është ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez. Por, klubi nga Premierliga tashmë ka refuzuar ofertat e klubit nga kryeqyteti i Italisë.

Mahrez e pranon se i pëlqen Roma, por premton se do ta jap më të mirën për Leicester Cityn, e cila nuk po pranon ta shes.

"Unë e di se Roma bëri ofertë, por asgjë nuk u pranua. Ata janë një klub i madh me të cilin do të doja të bisedoja, por nuk mund ta bëj derisa Leicester të pranojë një marrëveshje”, tha ai.

"Leicester u di mendimet e mia, por unë do të vazhdoj të jap më të mirën për klubin siç e kam bërë gjithmonë. Gati kemi një muaj deri në përfundim të afatit kalimtar, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Mahrez. /Categorical/ 

Comments