LSI kallëzim komisionerëve që hodhën vota fiktive për PD, PS dhe PDIU në Bulqizë

LAJMET E FUNDIT

by Super Admin 54 Views 0

Ai i është drejtuar me një kallëzim në Prokurorinë e Dibrës, me akuzat e ngritura ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe PDIU-së. Sipas Spahiut, i cili mban edhe postin e sekretarit politik në LSI, komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtuar rreth 70 vota për PS-në, PD-në dhe PDIU-ne. 

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përvec se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, apo e blerjes së komisionerëve”, shkruan deputeti i LSI-së në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fb.

Ai e ka referuar kallëzimin për veprat penale “falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultatit zgjedhor” si dhe për veprën “votimi më shumë se një herë dhe pa u identifikuar”, që rrjedhimisht përshkruajnë edhe skemën e përdorur nga komisionerët për të cuar vota fiktive për tre forcat politike. /Gazeta Categorical

Comments