Krasniqi: Bllokada nuk i konvenon as vendit dhe as partive

LAJME

LAJME / LAJME 8 Views 0

Ai ka thënë se ikja e Vetëvendosjes nga konsultimet është shenjë që kjo parti po kërkon vazhdim të bllokadës.

“Kjo ndërlidhet me mentalitetin e VV-së. Ikja prej konsultimeve dhe diskutimeve tregon se ka vullnet për ta vazhduar bllokadën. Unë besoj se kjo nuk është në dobi ët vendit dhe as partive”, tha Memli Krasniqi për TV21, transmeton lajmi.internet

Sipas tij seancat e Kuvendit janë duke u drejtuar në mënyrë arbitrare nga Adem Mikullovci, i cili sipas Krasniqit po i mbron qëndrimet e shefave të tij në VV.

Ai u ka bërë thirrje koalicionit LAA dhe VV-së që të marrin pjesë në konsultime në mënyrë që të zgjidhet kriza.


Comments