Haradinaj: I vetmi kandidat për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

LAJME

LAJME / LAJME 9 Views 0

“Mos të mashtrojë VV për një qeveri pa PDK-në, sepse unë u jam ofruar atyre dhe shoqërisë civile me një ofertë të shkruar, por ata nuk e kanë dashtë, dhe kjo që po bënë VV është vetëm një mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Kadri Veseli është kandidat i vetëm për kryetar të Kuvendit, pasi është individual serioz, ka përvojë, ka udhëheq Kuvendin për një mandat dhe ka mësuar shumë gjëra.

Haradinaj ka thënë se oferta e tyre për qytetarët ka qenë e qartë që Haradinaj do të jetë kryeministër e Veseli kryeparlamentar dhe për këtë kanë votuar qytetarët.

“Sikur të kishte fituar VV-ja për një deputet më shumë se ne, unë do të pranoja nga ta kandidaturën për kryeparlamentar dhe për formimin e qeverisë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, në televizionin publik.

Duke mos dashur të tregojë se sa vota i ka, ai ka thënë se sa për t’ia nis punës si kryeministër i ka votat.

Comments