Diktatori tenton të mburret si komandant, por ja çka i bëjnë (Video)

FUN

by Super Admin 29 Views 0

Berdimuhamedov është në krye të Turkmenistanit nga fundi i vitit 2006, kur e trashëgoi të ndjerin Saparmurat Nijazov. I ndjeri Nijazov ishte i njohur botërisht për vendimet bizare, siç është ndalimi i operës, baletit dhe cirkusit sepse janë “joturkmen”, por as trashëgimtari i tij nuk është imun në mënyrën e pazakontë të tërheqjes të vëmendjes.

Kështu Berdimuhamedov deri tani e ka argëtuar shtetin me lozje në kitarë dhe rol të DJ’it por edhe me një sërë ekzibicionesh putiniane siç është ngritja e peshave, gara me vetura dhe me kuaj. Në herë gjatë garës madje u rrëzua nga kali, dhe incizimi menjëherë u gjend në YouTube përkundër përpjekjeve të mëdha të sigurimit të tij që të konfiskojnë/ shkatërrojnë çfarëdo gjurme për atë ngjarje fatkeqe.

Portreti i fundit “macho” i kryetarit Gurbanguli në televizionin shtetëror shfaqet i veshur në komando, me syze të diellit në fytyrë, shkruan Guardian, transmeton gazetametro.internet.

Gjatë “ushtrimit” të shkurtër, kryetari gjuan në caqe nga revolja, pushka automatike por edhe  gjuan me thika. Natyrisht, të gjitha caqet i qëllon në mënyrën “robinhudiane”, saktë dhe në qendër.

Ushtarët e Berdimuhamedov’it “të shashtrisur” duartrokasin, dhe për përfundim efektiv, kryetari “porositë” goditje ajrore nga helikopteri.

“Duke zgjedhur cilëndo armë që gjendej para tij, shefi i shtetit demonstroi precizitetin e vet dhe shkallën e lartë të përgatitjes ushtarake. Pas kësaj kryetari demonstroi precizitetin e tij të pakontestueshëm në gjuajtjen e caqeve me revole, e më pas edhe aftësinë e përdorimit të thikës, me të cilën e qëlloi cakun e largët”, kanë publikuar mediet shtetërore bashkë me xhirimin.

Mirëpo, mundi propagandistik i Berdimuahmedov’it i ra për koke. Ueb faqja opozitare “Kronikat e Turkmenistanit”, redaksia e të cilës është në botën e jashtme, por ka bashkëpunëtorë edhe brenda shtetit, e kishte montuar xhirimin origjinal duke i shtuar muzikën edhe video skena të shkurtra nga filmi i popullarizuar “Komandosët”. Kështu kuadrot e kryetarit ishin ndërruar me atë të Arnold Schwarzenegger’it, ku përputheshin kuadrot e filmit dhe të “trimërive” të kryetarit.

Që krejt ky tregim të bëhet edhe më i mirë, u konstatua se “ushtarët” të cilët i duartrokitnin kryetarit, nuk ishin ushtarë por gjeneralë, shefi i policisë, shefi i Prokurorisë së Shtetit, drejtori i doganave dhe shefi i shërbimeve të sigurisë.

Comments