Dhunoi policin pas sherrit për plazhin publik, 44 vjeçari përfundon në pranga

SHQIPËRIA

by Super Admin 41 Views 0

Nga informacionet e policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ismail S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi dje në një ambient privat në Ksamil,  ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S.(kunati i shtetasit D.Z.) me  shtetasin F.P..

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik'', parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. /Gazeta Categorical/

Comments