Agim Bahtiri: PAN s’i ka votat dhe s’ka mundësi të bëjë diçka më shumë

LAJME

LAJME / LAJME 9 Views 0

"Sinqerisht, as që e kam pa sot seancën. Ajo që dihet është se PAN nuk i ka numrat për të formuar institucionet" ka thënë Bahtiri. 

I pyetur për rikandidimin për kryetar të Mitrovicës, Bahtiri e ka konfirmuar se ka një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje të cilën do ta respektojnë. 

Sa i përket gjendjes në disa fshatra të Mitrovicës pas ndezjes së zjarreve, Bahtiri ka thënë lajme të mira.

"Gjendja është stabilizuar. I kemi mobilizuar të gjitha forcat, edhe ato rajonale dhe së bashku me zjarrëfikësit, KFOR-in është bërë një punë e shkëlqyer që ka ndikuar në ndaljen e zjarreve" ka thënë Bahtiri.

Comments